Mbi ligjin për pensionet private / Flet Elton Korbi, Ekspert në Administrimin e Fondit të Pensioneve Private
“Vetëm përmes skemës private mund të përfitohen pensione më të larta”
Elton KORBI
Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Administruese Albsig INVEST
Publikuar datë | 22.11.2023
◄ Pyetje: Ka një nisëm nga Qeveria për krijimin e Pensionit Privat. Çfarë përcaktohet përmes këtij ligji që është botuar në fletoren zyrtare i cili, ka hy në fuqi në fillim të muajit nëntor?
Elton Korbi: Në fillim të muajit nëntor ka hyrë në fuqi ligji i ri për “Fondet e pensionit privat”. U deshën dy vite për ta hartuar këtë ligj që u propozua nga AMF. Një kontribut të madh dhanë dhe Shoqëritë Administruese që kanë eksperiencën e duhur për fondet e pensionit privat. Ky ligj pritet të përmirësoj pikërisht shtyllën e tretë të pensioneve që është Pensionet Vullnetar që do bashkë funksionojë me shtyllën e parë të pensioneve që administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
◄ Pyetje: Cilat janë risitë e kësaj nisme?
Elton Korbi: Ligji që ka hyrë në fuqi dhe pritet që dhe aktet nënligjore të hartohen shpejt për të plotësuar kuadrin rregullator. Ligji ka sjell përmirësime kryesisht në aspektit tatimor, përfitime tatimore për anëtarët, ku përfitimi më i madh është zbritshmëria që u lejohet për efekt të llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat personale. Nëse me ligjin e mëparshëm çdo anëtarë mund të zbriste nga taksat deri në 200 mijë lekë në vit, nëse ishte nën 50-vjeç, ose 250 mijë lekë në vit mbi moshën 50 vjeç për kontributin e fondit të pensionit privat, me ligjin e ri kjo shumë ka arritur sa paga minimale mujore. Çdo anëtarë mund të zbres nga paga e tij bruto deri ne 40 mijë lekë në muaj dhe nuk i llogaritet tatimi mbi këtë shumë.
◄ Pyetje: Kemi të bëjmë me një skemë të integruar që nga njëra anë mbulohet edhe nga punëmarrësi edhe nga punëdhënësi. Edhe skemë që paguan punëmarrësi një fond të caktuar mujorë që do të shkoj për skemën e Pensionin Privat?
Elton Korbi: Qëllimi i punëdhënësve për të anëtarësuar punonjësit e tij në skema profesionale është pikërisht nxitja e tyre për të përfituar të ardhura më të larta në moshën e pensionit. Është mosha e pensionit ku gjithsecili prej nesh duhet ta mendoj dhe ta realizoj si investimin më të mirë të stadit të jetës. Është mosha e pensionit ku njerëzit nuk do kenë mjaftueshëm të ardhura për të jetuar dhe është pikërisht qëllimi I punëmarrësve që të ruaj standardin e jetesës në kohën e pensionit.
◄ Pyetje: A është skema e pensioneve private një mënyrë apo një opsion për të rritur masën e përfitimit mujorë?
Elton Korbi: Patjetër që është opsioni i duhur skema e Pensioneve Private në ditët e sotme. Skema e pensioneve shtetërore, është shtylla e Pare e Pensioneve. Sot ata që punojnë paguajnë për pensionistet që janë sot dhe pensionin tonë do ta paguajnë brezat që vijnë pas nesh. Duhet të ketë mjaftueshëm kontribute apo subvencione nga shteti në mënyre që të kemi të ardhura të mjaftueshme e të vazhdueshme në kohën e pensionit. Siç dihet kontributet po ulen për disa arsye si emigracioni, ligjshmëria, dhe shumë të tjera. Nga ana tjetër shteti po subvencionon një pjesë të kontributeve për pension. Në vitet në vijim këto subvencione nga shteti do jenë më të larta. Sot pensioni mesatar është 15 mijë lekë. Shkalla e zëvendësimit në Shqipëri ( të ardhurave para pensionit krahasuar me moshën e pensionit) është vetëm 35% të të ardhurave në pension krahasuar me të ardhurat para pensionit. Ndërkohë shkalla e zëvendësimit në vendet perëndimore është 75% në mënyrë që një person në pension të ruaj të njëjtin standard jetese.
◄ Pyetje: Më parë skema ishte e tillë paguajë më pak dhe përfitohet më shumë ndërsa tani paguhet më shumë përfitohet më pak?
Elton Korbi: Po është e vërtetë që po ndodh ky fenomen. Kjo vjen për shkak të uljes së numrit të kontribuuesve. Me herët skema ka qenë të tilla ku katër kontribuues paguanin për një përfitues, ndërsa sot kjo skemë është 1 përfitues me 1,15 punonjës d.m.th. (afërsisht një person punon dhe një merr pension).
◄ Pyetje: A është domosdoshmëri dhe nevojë reformimi i skemës. Skema e Pensioneve private sot vlen për ata që janë pjesë e Tregut të Punës.
Elton Korbi: Patjetër që po, ajo synon për ata që janë në marrëdhënie pune. Sot është momenti për të kursyer. Me vetëm 1.000 lekë në muaj mund të kursesh për pensionin tënd privat. Sa më i ri të jesh aty do të nisesh të kursehet për pension. Vlera në kohë e parasë të bën të kursesh më shumë pavarësisht vlerës fillestare të kontributit. Një tjetër përfitim është përfitim tatimor, në momentin e tërheqjes. Do të thotë se kontributet përjashtohen nga tatimi qoftë individual, qoftë dhe i punëdhënësit në moshën e pensionit, nëse këto kontribute i tërhiqni në formën e pensionit duke e shpërndarë në të paktën dy vite. Shteti ka dhënë këtë incentivë që të nxisë individët të investojnë për kohën e pensionit mos ti bëhen barrë shtetit në një moment të dytë.
◄ Pyetje: Ligji është domosdoshmëri apo kusht nga Bashkimi Evropian. A do gjej zbatim kjo nisëm?
Elton Korbi: Ligji i ri i sapo hyrë në fuqi zëvendëson ligjin e vitit 2009-të për pensionet vullnetare. Ky është një përmirësim i ligjit të mëparshëm dhe ka sjell dhe lehtësira për pensionet private. Zbatueshmëria e plotë e ligjit të ri për shtyllën e tretë pensionet private vullnetare është e sigurtë duke qenë dhe vazhdimësi e ligjit të mëparshëm. Pensionet funksionojnë në tre shtylla kryesore, por mesa duket mungesa e kulturës së kursimit po trashëgohet dhe tek të rinjtë. Vullnetarizmi në Shqipëri nuk është përqafuar duhet të kalojmë në forma të tjera gjysmë të detyrueshme apo të detyrueshme.
◄ Pyetje: Nga statistikat që bazohemi, duket se ka një numër të ulët të anëtarëve të skemës së pensioneve private, diçka më shumë se 37 mijë qytetarë, diku te 3% e personave të punësuarve. Shihet e ulet duhet thënë?
Elton Korbi: Është shifër shumë e ulët për të ruajtur një skemë të tretë të pensioneve të qëndrueshme duhet patjetër të shkohet drejt shifrës 10% të të punësuarve të kenë një skemë pensioni private, pastaj vullnetare apo detyrueshme është tjetër pjesë. Synimi është që për 5-vitet e ardhshme skema e pensioneve private të arrij në shifrat e duhura që 10% e punonjësve të kenë pension privat.
◄ Pyetje: Pse nuk arrijnë njerëzit të përqafojnë skemën e pensioneve private. Kush janë arsyet?
Elton Korbi: Janë disa arsye. Pensionet private janë afatgjatë dhe njerëzit e kanë vështirë të perceptojnë kursimin kaq afatgjatë dhe kjo është arsyeja kryesore, por nuk kanë edhe sigurinë se çdo të ndodhë pas shumë vitesh. Kurse një pjesë tjetër nuk kanë njohuritë mbi mënyrat e kursimit për pension prandaj ne bashkë me AMF do ndërmarrim nisma për të bërë edukimin financiar, për edukimin për pension në kuadër të miratimit të ligjit të ri. Presim anëtarësime të reja për periudhat e mëvonshme.
◄ Pyetje: Kur thoni do ndërmerrni nisma dhe me AMF, ku konstatohet?
Elton Korbi: Edukim mbi brezin e ri. Ecim përmes edukimin financiar për t’ju shpjeguar pikërisht se çfarë është pensioni privat se sa i domosdoshëm është për gjithsecili. Përmes nismave dhe edukimit financiar do rrisim qasjen e Pensioneve Private.
◄ Pyetje: Pse thuhet së është aksesi i ulët, këta që kontribuojnë nga vijnë?
Elton Korbi: Ka disa kategori. Shumica sot e anëtareve të pensionit privat janë përmes skemave profesionale. Punëdhënësi ka ngrit skemë për punonjësit e tij dhe aty fut të gjithë punonjësit të kualifikuar dhe të pa kualifikuar. Rreth 90% e 37 mijë anëtarëve që janë sot vijnë pikërisht nga skema profesionale. Pjesa tjetër janë individë që kanë njohuritë e duhura për rëndësinë e Fondit të Pensionit Privat dhe janë drejtuar pranë shoqërive administruese për tu anëtarësuar. Anëtarësimi në Fondin e Pensioneve është shumë I thjeshtë. Mjafton të kontaktosh një nga Shoqëritë Administruese që janë të licencuara të hap një llogari pranë saj të bëni derdhje automatike përmes bankave që ata përdorin për pagat e tyre apo për të ardhurat që ata marrin. Çdokush pajiset me një përdorues dhe password me të cilët monitorojnë llogarinë e tyre në çdo moment. Transparenca është maksimale nga ana e Shoqërive Administruese. Ata kursejnë në mënyrë automatike për pensionin privat dhe kur dalin në pension do të kenë dy pensione një shtetëror dhe një privat.
◄ Pyetje: Ku mendoni që duhet të ndërhyhet në të gjithë skemën aktuale të pensioneve?
Elton Korbi: Lidhja midis kontributit dhe përfitimit është pikërisht çelësi për të zgjidhur gjithë skemën e pensioneve në Shqipëri. Përmes shtyllës dytë të pensionit synohet kjo zgjidhje që ti kontribuon në skemën individuale që do keni. Ndryshe nga skema e parë ku derdhen në një grumbull kontributesh që më pas shpërndahet për nga ky grumbulli për pensionistet që janë sot. Ndërsa shtylla e dytë dhe e tretë janë skema individuale ku lidhja mes kontributit që ti bën dhe përfitimit në moshën e pensionit është çelësi që duhet të jepet për zgjidhjen përfundimtare pensioneve në Shqipëri.
LIDHJE TË DOBISHME
RRETH NESH
KONTAKT
Bulevardi Bajram Curri, Albsig HQ, Tirana, Albania 1010, Kati 16
Email: [email protected]
NUIS: L92208025J