Përmbledhje e masave të miratuara nga Albsig Invest në kushtet e pandemisë Covid-19

Të nderuar klientë, partnerë dhe kolegë të Albsig Invest,

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe në zbatim të akteve të brendshme të shoqërisë Albsig Invest Sha, Shoqëria Administruese ka hartuar një plan specifik për vazhdimësinë e biznesit.

Plani specifik (“Plani”) i hartuar nga Shoqëria Administruese Albsig Invest Sh.a (“Shoqëria”) është në përputhje me Plani i Vazhdimësisë së Biznesit (BCP) & Plani i Rikuperimit të Fatkeqësive (DR) të shoqërisë. Ky plan përbëhet nga një sërë hapash që duhet të ndiqen në rast të një ndërprerjeje të pazakontë të aktivitetit të përditshëm të Shoqërisë, për shkak të pandemisë të shkaktuar nga COVID-19. Plani do të ndihmojë Shoqërinë që të reagojë shpejt ndaj situatës emergjente për të garantuar vazhdimësinë e biznesit, ofrimin e shërbimit ndaj klientëve dhe minimizimin e humbjeve. Masat sigurojnë vijimin e aktivitetit të biznesit të Shoqërisë dhe rikthimin në aktivitetin normal pas përfundimit të periudhës së pandemisë.

Situata e pandemisë nuk ka ndikuar në infrastrukturën e Shoqërisë, sistemet elektronike, të sigurisë dhe ato të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore. Për rrjedhojë për vijimin e biznesit nuk kërkohet marrja e masave të evakuimit të punonjësve apo transferimi i aktivitetit.

Natyra e situatës emergjente dikton masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga COVID-19. Masat adekuate në selinë e Shoqërisë kanë për qëllim për të mbrojtur klientët dhe punonjësit, si dhe bashkëpunëtorët.

Situata e pandemisë dikton marrjen e masave parandaluese dhe mbrojtëse për punonjësit, kufizimin e numrit të punonjësve në ambientet e Shoqërisë, punën në distancë të pjesës së punonjësit që do të qëndroje në banesë, reduktimin e orarit të punës për punonjësit e pranishëm në ambientet e Shoqërisë. Në çdo rast masat janë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi gjatë kësaj situate. Masa të veçanta janë parashikuar për pjesën e shërbimit ndaj klientëve në vendet ku ofrohet shërbimi, në ambientet e Shoqërisë.

 

PLANI I VEPRIMIT SPECIFIK PËR VAZHDIMËSINË E SHËRBIMIT NDAJ KLIENTËVE NË KUSHTET E PANDEMISË TË SHKAKTUAR NGA COVID-19

Shoqëria Administruese, Albsig Invest, ka ndërmarrë masat për vazhdimësinë e shërbimit ndaj klientëve, si më poshtë:

  1. Shoqëria do të vazhdojë aktivitetin e saj për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj klientëve, përmes shërbimit ndaj klientëve në zyrat qendrore dhe online.
  2. Aktiviteti i shërbimit ndaj klientit do të bëhet sipas kërkesave, kushteve dhe orareve të përcaktuara nga organet kompetente shtetërore që menaxhojnë situatën e krijuar. Punonjësit që do të jenë në pikat e shërbimit ndaj klientëve duhet:
  3. Të zbatojnë instruksionet që vendosen e publikohen nga organet e ngarkuara për menaxhimin e epidemisë të shkaktuar nga COVID-19.
  4. Të dezinfektojnë mjetet e punës me mjetet e dezinfektimit;
  5. Të mos lejojnë praninë e më shumë se një personi që i ofrohet shërbim në të njëjtën kohë;
  6. Të përdorim maska mbrojtëse dhe doreza si dhe mjetet e dezinfektimit;
  7. Të respektojnë distancën e kërkuar me klientin dhe në çdo rast jo më afër se 3 m;
  8. Të udhëzojnë klientët të qëndrojnë në distancë të largët nga njëri-tjetri dhe të eliminojnë çdo kontakt fizik me ta;
  9. Të trajtojnë me kujdes çdo dokument që marrin nga klientët për të mos u infektuar;
  10. Të vendosin njoftime të dukshme për respektimin e distancës së sigurisë nga klientët.
  11. Adresa e Internetit të shoqërisë Albsig Invest Sh.a mundëson informacion të zgjeruar për klientët dhe personat e tjerë të interesuar për Fondet si dhe informacione tëtjera që publikohen në këtë faqe.

 

PLANI I VEPRIMIT SPECIFIK PËR REDUKTIMIN E STAFIT DHE ORAREVE NË PUNË GJATË PERIUDHËS SË PANDEMISË TË SHKAKTUAR NGA COVID-19

Shoqëria Administruese, Albsig Invest, ka ndërmarrë masa për reduktimin e stafit dhe orareve në punë të Shoqërisë, si më poshtë:

  1. Shoqëria do të vazhdojë aktivitetin e saj për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj klientëve.
  2. Strukturat e Shoqërisë do të funksionojnë me staf të reduktuar duke qenë prezent vetëm personat e domosdoshëm dhe në asnjë rast më shumë se një person për njësi strukturore bazë.
  3. Punonjësit që nuk do të paraqitën në punë, gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që iu ngarkohet, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet  komunikimit  telefonik  apo  të  mënyrave të tjera të komunikimit elektronik të sigurtë.
  4. Orari i punës do të jetë i reduktuar. Caktimi i tij do të jetë në përputhje me aktet zyrtare të nxjerra në zbatim të aktit normativ nr. 3/2020, i ndryshuar.
  5. Punonjësit e shoqërisë janë të detyruar të respektojnë aktet ligjore, normative, nënligjore dhe aktet e brendshme të Shoqërisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë duke respektuar të gjitha masat e shpallura për këtë qëllim. Pa përjashtuar masat e tjera, çdo punonjës duhet të njoftojë nëse ekspozohet kundrejt rrezikut të infektimit nga COVID-19 ose ka simptoma të dyshuara për COVID-19 si: temperaturë, kollë, ethe dhe në veçanti pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje.
  6. Gjatë orarit të punës çdo punonjës duhet të respektojë distancën e sigurisë, të përdorë mjetet e vendosura në dispozicion nga Shoqëria për dezinfektimin e duarve.
  7. Punonjësit që do të jenë në pikat e shërbimit ndaj klientëve duhet që patjetër:
  8. Të dezinfektojnë mjetet e punës me mjetet e dezinfektimit;
  9. Të mos lejojnë praninë e më shumë se një personi që i ofrohet shërbim në të njëjtën kohë;
  10. Të përdorim maska mbrojtëse dhe doreza si dhe mjetet e dezinfektimit;
  11. Të respektojnë distancën e kërkuar me klientin dhe në çdo rast jo më afër se 3 m;
  12. Të udhëzojnë klientët të qëndrojnë në distancë të largët nga njëri-tjetri dhe të eliminojnë çdo kontakt fizik me ta;
  13. Të trajtojnë me kujdes çdo dokument që marrin nga klientët për të mos u infektuar;
  14. Të vendosin njoftime të dukshme për respektimin e distancës së sigurisë nga klientët.
  15. Të zbatojnë instruksionet që vendosen e publikohen nga organet e ngarkuara për menaxhimin e pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.

Ju inkurajojmë të vizitoni faqen tonë të internetit www.albsiginvest.al për të rejat në lidhje me njoftimet, produktet tona, performancën e Fondeve si dhe raportimet financiare. Gjithashtu nëpërmjet kredencialeve tuaja ju mund të monitoroni në çdo kohë (24/7) llogarinë tuaj personale për të parë veprimet e kryera apo ecurinë e Fondeve.

Për çdo pyetje apo informacion shtesë që ju nevojitet, ju ftojmë të na kontaktoni në numrat +355684085575; +355696097071; +355693668317; +355697731995 si dhe në adresën e email-it: [email protected].

Open chat
Na kontaktoni!
Përshendetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?