Fond Pensionit Vullnetar Smart Pension
Fondi i Pensionit “Smart Pension” është një mënyrë kursimi me kontribute të përcaktuara e njohur botërisht për t’ju mundësuar individëve një alternativë për të patur të ardhura shtesë përveç pensionit shtetëror. Fondi është krijuar me qëllim plotësimin e sistemit shtetëror të pensioneve i cili nuk po garanton një pension të kënaqshëm për pjesën më të madhe të popullsisë në Shqipëri. Fondi është licencuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare(AMF) me vendim nr. 96, datë 28.04.2022.
Fondi menaxhohet nga Shoqëria Administruese “Albsig Invest” sh.a e cila është licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për të menaxhuar fonde pensioni dhe fonde investimi. Ju lutemi lexoni dokumentin “Prospekti i Fondit të Pensionit Vullnetare Smart Pension” për t’u njohur me të gjitha karakteristikat e fondit, dhe aktivizoni një plan periodik kursimesh mujore për të përiftuar maksimalisht nga aderimi në fond.
Ju lutem shikoni rubrikën: Përfitimet nga Anëtarësimi në Fondin e Pensionit, për t’u informuar mbi avantazhet e aderimit në Fondin e Pensionit “Smart Pension”.
Mënyra e Aderimit në Fond
Skema Individuale: Në skemën individuale vetëm individit (punëmarrësi) kontribuojnë në masën e dëshiruar.
Shoqëria Administruese në bashkëpunim me Bankën Kombëtare Tregtare(BKT), ka mundësuar që anëtarët të mund të aplikojnë për t’u aderuar në fond nëpërmjet aplikacionit BKT SMART të BKT-s. Ç’do individ që zotron një llogari pranë BKT-s dhe përdor aplikacionin BKT SMART shumë lehtë mund të aplikoj për anëtarësim. Për klient të tjerë individ që kërkojnë të aderojnë në fond, duhet të paraqiten pranë zyrave tona pranë: Rruga e Barrikadave, Pallati Albsig, Kati 8, Tiranë 1001.
Skema Profesionale: Në skemën profesionale punëdhënësi dhe punëmarrësi (individi) kontribuojnë së bashku në llogarinë e hapur për punëmarrësin (individin).
Prospekt PDF
Fond Pensionit Vullnetar Smart Pension
Broshura "Smart Pension" PDF
Prospekti i Përmbledhur
Politika e Investimit
Fondi do të investojë kryesisht në obligacione afatgjata të Shtetit Shqiptar. Element i rëndësishëm që shoqëron investimin për pension është kohëzgjatja e gjatë.Tradicionalisht obligacionet qeveritare janë aseti me riskun më të ulët(pothuajse zero) ndër asetet e tjera të tregut të kapitaleve.
Pagesa dhe Përfitimet për Pension
Asetet e akumuluara mund të tërhiqen në format e mëposhtme:
- Pagesë e menjëhershme e të gjithë vlerës ose e një vlere të pjesshme të akumuluar;
- Pagesë periodike e planifikuar në formë pensioni;
- Përdorim i shumës së akumuluar për të blerë një “anuitet”;
- Kombinim i mënyrave të citura në pikat 1, 2 dhe 3 si më sipër.
Çdo anëtar i Fondit ka të drejtë të përfitojë shumën e akumuluar në format e paraqituara më sipër kur përmbush kushtet e mëposhtme:
- Kur mbush moshën e pensionit të parashikuar në ligjin për sigurimet shoqërore;
- 5 vjet përpara se të mbushë moshën e pensionit të parashikuar në ligjin për sigurimet shoqërore;
- Kur bëhet i paaftë për punë në mënyrë të përhershme dhe që vërtetohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në rastin e tërheqjes së parakohshme Shoqëria Administruese do të aplikojë penalitete të cilat do të llogariten mbi vlerën neto të aseteve dhe më konkretisht:
- 2% (dy përqind), për çdo tërheqje të parakohshme të kryer pas 20 vitesh nga data e kontributit të parë;
- 5% (pesë përqind), për çdo tërheqje të parakohshme kryer në periudhën kohore që fillon pas 10 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 20 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 20-të;
- 10% (dhjetë përqind), për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore që fillon pas 5 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 10 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 10-të;
- 15% (pesëmbëdhjetë përqind), për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore deri në 5 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 5-të;
- Në rastin e vdekjes së Anëtarit penaliteti i tërheqjes së parakohshme nuk aplikohet.
Shoqëria Administruese do të aplikojë tarifat e mëposhtme:
- Tarifa e administrimit të Fondit do të jetë 1.5% (një pikë pesë përqind) në vit e vlerës neto të aseteve të Fondit. Vlera neto e aseteve përbëhet nga vlera e përgjithshme e aseteve e zvogëluar nga zbritja e detyrimeve dhe tarifave deri në datën e vlerësimit;
- Në rastin e transferimit të aseteve nga Anëtari në një Fond tjetër të menaxhuar nga një Shoqëri tjetër Administruese, tarifa që do të aplikohet do të jetë 0.5% (zero pikë pesë përqind) e shumës së transferuar.
KONTRATË INDIVIDUALE PËR ANËTARËSIMIN NË FONDIN E PENSIONIT VULLNETAR SMART PENSION
KONTRATË PËR ANËTARËSIM TË PUNËMARRËSIT NË NJË PLAN PENSIONI PROFESIONAL TË KRIJUAR NGA PUNËDHËNËSI NË FONDIN E PENSIONITVULLNETAR SMART PENSION
KONTRATË PËR KRIJIMIN E PLANIT TË PENSIONIT PROFESIONAL NË FONDIN E PENSIONIT VULLNETAR SMART PENSION
LIDHJE TË DOBISHME
RRETH NESH
KONTAKT
Bulevardi Bajram Curri, Albsig HQ, Tirana, Albania 1010, Kati 16
Email: [email protected]
NUIS: L92208025J