Fond Pensioni
Fondi i Pensionit Vullnetar “Albsig” është një alternativë për të patur të ardhura shtesë përveç pensionit të garantuar shtetëror. Fondi është krijuar për të shmangur problematikat e sistemit shtetëror, ku si rrjedhojë e rritjes së jetëgjatësisë nuk u siguron të ardhura të mjaftueshme një pjesë të madhe të popullsisë kur arrijnë moshën e pensionit.
Fondi i adresohet klientëve konservator me tolerancë të ulët rreziku. Fondi do investojë vetëm në obligacione afatgjata të Republikës së Shqipërisë. Tradicionalisht obligacionet qeveritare janë aseti me rrezikun më të ulët ndër asetet e tjera në tregun e kapitaleve.
Fondi i Pensionit Albsig është i përbërë nga një grup obligacionesh të Republikës së Shqipërisë, të investuara nga kontributet e anëtarëve dhe zotërohet bashkarisht nga të gjithë anëtarët ku pjesët përpjestimore të pronësisë përfaqësohen nga kuota në fond.
Ju lutem shikoni rubrikën: Përfitimet nga Anëtarësimi në Fondin e Pensionit Vullnetar, për t’u informuar mbi avantazhet e aderimit në Fondin e Pensionit Albsig.
Mënyra e Aderimit në Fond
Skema Profesionale: Në skemën profesionale punëdhënësi dhe punëmarrësi (individi) kontribuojnë së bashku në llogarinë e hapur për punëmarrësin (individin).
Skema Individuale: Në skemën individuale vetëm individi (punëmarrësi) kontribuon në masën e dëshiruar.
Kontributet e Anëtarëve në Fondin e Pensionit
Çdo pagesë kontributesh do të kryhet në numrin e llogarinë së Fondit IBAN AL76 2061 1004 0000 1003 2114 7100, të hapur pranë bankës depozitare, Banka Tirana Sh.a, me të cilin Shoqëria Administruese ka lidhur një marrëveshje, e depozituar pranë AMF-së.
Shoqëria Administruese konverton në kuotë pensioni kontributet e investuara në Fond. Çdo kuotë pensioni përfaqëson një pjesë përpjesëtimore pronësie në secilën nga asetet e Fondit. Vlera totale e kuotave në Fond është gjithmonë e barabartë me vlerën totale neto të aseteve të Fondit.
Shembulli i blerjes së një kuote pensioni:
Nëse pas një periudhe të caktuar çmimi i kuotës do rritej në 1,600 Lekë, vlera e aseteve të anëtarit do jetë e barabartë me 2 (kuota) x 1,600 lekë = 3,200 lekë.
Kur një anëtar në Fond ndërpret përkohësisht apo përgjithmonë pagesën e kontributit, ai mbetet anëtar në Fond me të drejta si anëtarët e tjerë të fondit të pensionit.
Prospekt PDF
Fondi i Pensionit Vullnetar Albsig
Fondi i Pensionit Vullnetar Albsig
Brochure
Politika e Investimit
Fondi do të investojë kryesisht në obligacione afatgjata të Shtetit Shqiptar. Element i rëndësishëm që shoqëron investimin për pension është kohëzgjatja e gjatë.
Elementet kryesorë të politikës së investimit:
- Objektivi: Optimizimi i normës së kthimit duke ruajtur principalin;
- Toleranca për Rrezik: E ulët;
- Horizonti i Investimit: Afatgjatë (10-30 vjet);
- Likuiditeti: I ulët.
Strategjia e Investimit: Fondi do të ndjekë një strategji të investimit në asete afatgjata. Fondi gjithashtu ka kërkesa të ulta për likuiditet duke konsideruar kohëzgjatjen e qëndrimit të gjatë në fond dhe prurjet periodike nga pagesat automatike të skemave profesionale dhe individuale.
Pagesa dhe Përfitimet për Pension
Asetet e akumuluara mund të tërhiqen në format e mëposhtme:
- Pagesë e menjëhershme e të gjithë vlerës ose e një vlere të pjesshme të akumuluar;
- Pagesë periodike e planifikuar në formë pensioni;
- Përdorim i shumës së akumuluar për të blerë një “anuitet”;
- Kombinim i mënyrave të citura në pikat 1, 2 dhe 3 si më sipër.
Çdo anëtar i Fondit ka të drejtë të përfitojë shumën e akumuluar në format e paraqituara më sipër kur përmbush kushtet e mëposhtme:
- Kur mbush moshën e pensionit të parashikuar në ligjin për sigurimet shoqërore;
- 5 vjet përpara se të mbushë moshën e pensionit të parashikuar në ligjin për sigurimet shoqërore;
- Kur bëhet i paaftë për punë në mënyrë të përhershme dhe që vërtetohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në rastin e tërheqjes së parakohshme Shoqëria Administruese do të aplikojë penalitete të cilat do të llogariten mbi vlerën neto të aseteve dhe më konkretisht:
- 2% (dy përqind), për çdo tërheqje të parakohshme të kryer pas 20 vitesh nga data e kontributit të parë;
- 5% (pesë përqind), për çdo tërheqje të parakohshme kryer në periudhën kohore që fillon pas 10 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 20 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 20-të;
- 10% (dhjetë përqind), për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore që fillon pas 5 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 10 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 10-të;
- 15% (pesëmbëdhjetë përqind), për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore deri në 5 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 5-të;
- Në rastin e vdekjes së Anëtarit penaliteti i tërheqjes së parakohshme nuk aplikohet.
Shoqëria Administruese do të aplikojë tarifat e mëposhtme:
- Tarifa e administrimit të Fondit do të jetë 2.5% (dy pikë pesë përqind) në vit e vlerës neto të aseteve të Fondit. Vlera neto e aseteve përbëhet nga vlera e përgjithshme e aseteve e zvogëluar nga zbritja e detyrimeve dhe tarifave deri në datën e vlerësimit;
- Në rastin e transferimit të aseteve nga Anëtari në një Fond tjetër të menaxhuar nga një Shoqëri tjetër Administruese, tarifa që do të aplikohet do të jetë 0.5% (zero pikë pesë përqind) e shumës së transferuar.
KONTRATË INDIVIDUALE PËR ANËTARËSIMIN NË FONDIN E PENSIONIT VULLNETAR ALBSIG
KONTRATË PËR ANËTARËSIM TË PUNËMARRËSIT NË NJË PLAN PENSIONI PROFESIONAL TË KRIJUAR NGA PUNËDHËNËSI NË FONDIN E PENSIONITVULLNETAR ALBSIG
KONTRATË PËR KRIJIMIN E PLANIT TË PENSIONIT PROFESIONAL NË FONDIN E PENSIONIT VULLNETAR ALBSIG