Mesazhi i Adminsitratorit të Përgjithshëm për situatën e shkaktuar nga Covid-19

Të nderuar klientë, partnerë dhe kolegë të Albsig Invest, 

Albsig Invest ka qëllim kryesor ofrimin e shërbimeve financiare dhe shquhemi për mënyrën inovative që sjellim një vlerë të lartë, integritet të lartë, shërbim të sigurt për klientët tanë në të gjithë Shqipërinë.

Pandemia globale COVID-19 ka shkaktuar kushte të paprecedenta të tregut me sfida të mëdha shoqërore dhe komunitare. Si shumë njerëz, kompani dhe qeveri në të gjithë botën, ne jemi përqëndruar në mënyrën se si të përballojmë sfidat në të ardhmen. 

Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë nivelet më të larta të shërbimit për klientët tanë, në mënyrë që ata të menaxhojnë në mënyrë efektive pasuritë, portofolet dhe rreziqet e tyre. 

Ne jemi të kënaqur që infrastruktura jonë teknike i ka rezistuar sfidave të paraqitura nga paqëndrueshmëria e jashtëzakonshme dhe luhatjet e rritura të tregut. Ne inkurajojmë klientët tanë të eksplorojnë mënyrat e shërbimeve online të marrjes së informacionit që ne ofrojmë në faqen tonë të internetit dhe kontakteve të kompanisë. 

  • Ne kemi një qëndrim konservator ndaj rrezikut dhe kemi ndërtuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të dizajnuara për trazirat aktuale të tregut. Shëndeti financiar i Albsig Invest dhe të gjithë grupit ku ajo bën pjesë, mbetet i fortë.
  • Ne kemi aftësinë për të drejtuar biznesin nga një larmi vendndodhjesh tona me rrezik minimal të ndërprerjes. Nëse zyrat duhet të punojnë me orare të kufizuara për shkak të përhapjes së COVID-19, ne mund të vazhdojmë të ofrojmë shërbimet tona kryesore nëpërmjet kontakteve telefonike apo informimit në faqen zyrtare të kompanisë.
  • Ne kemi ndërmarrë hapa për të mbrojtur mirëqenien e punonjësve tanë, duke përfshirë praktikat më të mira të shëndetit dhe sigurisë në strategjinë tonë sa më shpejtë që të jetë e mundur duke ndjekur udhëzimet e publikuara të qeverisë. Punonjësit tanë janë pjesë përbërëse e komunitetit Albsig Invest dhe janë thelbësore për të ardhmen tonë. 

Ne e vlerësojmë kontributin tuaj dhe besimin që keni vendosur në ne, dhe më e rëndësishmja, ne ju dëshirojmë një kalim të sigurt nëpër këto kohë të pasigurta.

Për një informacion më të detajuar mbi masat e ndërmarra lutem vizitoni faqen zyrtare të kompanisë në seksionin njoftime.

Sinqerisht,

Elton Korbi

Administrator i Përgjithshëm, Albsig Invest Sh.a

Open chat
Na kontaktoni!
Përshendetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?