NJOFTIM!

Hyn në fuqi ligji i ri për Fondet e Pensionit Privat!

Të nderuar anëtarë,

Në kuadër të përmirësimeve ligjore që po realizohen në reformën e Pensioneve dhe përafrimin e ligjit me legjislacionin Evropian ju bëjmë me dije që duke filluar nga data 6 Nëntor 2023 ka hyrë në fuqi Ligji Nr.76/2023 “Për Fondet e Pensionit Privat”.

Përfitimet kryesore të anëtarëve me ligjin e ri:

  1. Rritjen e kufirit maksimal mujor të kontributit të anëtarëve që përjashtohet për efekt të tatimit të të ardhurave personale, deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi (aktualisht 40,000 Lekë/muaj).
  2. Rritjen e kufirit të shpenzimeve që i njihen punëdhënësit kur kontribuon për punëmarrësit e tij, deri në nivelin vjetor të pagës minimale të miratuar në shkallë vendi (12 muaj x 40,000 Lekë/muaj = 480,000 Lekë në vit/punëmarrës).
  3. Pagesat e marra nga anëtari i fondit të pensionit në mënyrë periodike mujore tashmë tatohen vetëm për kthimin nga investimi, me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale nëse tërheqja bëhet për një periudhë jo më pak se 2 vjet.
  4. Mundësi më të shumta për investim – Ligji i ri ofron një gamë të zgjeruar instrumentash financiare siç janë aksionet dhe kuotat e sipërmarrjeve të liçensuara kolektive në Shqipëri, si dhe titujt e borxhit të emetuara nga bankat që nuk janë të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar.
  5. Tarifa më të ulëta të administrimit – Është vendosur një maksimum më i ulët i tarifës së administrimit, krahasuar me ligjin e mëparshëm, nga 3% në vit mbi vlerën neto të aseteve në 2.5% në vit.
  6. Risia e një fondi të mbyllur pensioni dhe personalizimi i planit të pensionit me pjesëmarrje të punonjësve apo anëtarëve të sipërmarrjes tuaj, me kushte dhe elementë të përcaktuara nga vetë kompania apo institucioni, siç janë tarifa e administrimit, politika e investimit, vesting period.
  7. Afate më të shkurtra të pagesës së përfitimit – Gjithashtu janë shkurtuar afatet e pagesës së përfitimit të pensionit, nga 30 ditë në 15 ditë.
  8. Transparencë dhe informacion i detajuar për anëtarët e fondit – Anëtarët do të pajisen një herë në vit me vërtetimin mbi gjëndjen e llogarisë personale, do t’ju vendosen në dispozicion prospekti i fondit, raporte të ndërmjetme dhe vjetore, si dhe pasqyrat financiare të audituara.
  9. Favorizim të punëdhënësve në skemën e tyre të pensionit për punonjësit – Ndryshe nga ligji i vjetër ku punonjësit i duhej të qëndronte besnik punëdhënësit të tij për të paktën dy vite që të përfitonte kontributet e paguara prej tij, me ligjin e ri, punonjësit i duhen tashmë deri në 5 vite.

“Investimi më i mirë për një të ardhme më të mirë”
Albsig Invest

Open chat
Na kontaktoni!
Përshendetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?