Albsig Invest Sh.a. është një Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive. Shoqëria operon si shoqëri aksionare me seli qendrore në Bulevardin “Bajram Curri”, “Downtown One”, Albsig HQ, Kati 16, 1010, Tiranë, Shqipëri, dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më datë 04.10.2019. Shoqëria është licencuar si Shoqëri Administruese nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), me vendimin nr. 210, datë 22.11.2019, duke u pajisur me licencën nr. 5, pa afat. Kjo licencë i mundëson Albsig Invest të:
administrojë fondet e pensionit privat,
mbledhë dhe investojë fondet e akumuluara,
kryejë pagesat e pensioneve,
administrojë asetet e sipërmarrjeve të investimeve kolektive.